back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTatimet “zbresin në terren” për sezonin turistik/ Fokus te deklarimi real i...

Tatimet “zbresin në terren” për sezonin turistik/ Fokus te deklarimi real i xhiros dhe pagave në sektorin e turizmit

Ndërsa sezoni turistik veror ka nisur dhe pritet një rritje e ndjeshme e numrit të pushuesve vendas dhe të huaj, Administrata Tatimore është vënë në lëvizje për të siguruar që të gjithë subjektet që operojnë në sektorin e turizmit të përmbushin saktësisht detyrimet e tyre fiskale.

Sipas planit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pritet një monitorim i rreptë i strukturave akomoduese dhe aktiviteteve të tjera turistike në të gjithë vendin. Verifikimi do të përqendrohet në:

Shfrytëzimin real të kapaciteteve akomoduese, përmes të dhënave të mbledhura nga faturat e fiskalizuara dhe deklaratat tatimore;

Monitorimin javor të xhiros, për të evidentuar çdo devijim ose nën-deklarim nga subjektet tatimpaguese;

Deklarimin real të pagave, përmes përcaktimit të pagave referuese sipas profesionit në turizëm dhe identifikimit të tatimpaguesve me risk të lartë për evazion.

Administrata thekson se do të ketë mbikëqyrje të afateve ligjore për deklarimin e tatimeve si: TVSH, tatimi mbi fitimin dhe tatimi në burim, ndërsa do të ndiqet edhe ritmi i pagesave për të evidentuar vonesat ose shmangien e detyrimeve.

Një tjetër hallkë kyçe e kontrolleve do të jetë analiza e statusit të subjekteve aktive, pasive apo të sapo regjistruara, me qëllim evidentimin e ndryshimeve strukturore në sektor dhe identifikimin e bizneseve me sjellje të dyshimta fiskale.

Në fokus të veçantë do të jenë:

Dorëzimi i deklaratave me vlera zero, pavarësisht ushtrimit të aktivitetit;

Rënie e pazakontë e qarkullimit krahasuar me periudha të mëparshme;

Vonesa të përsëritura në pagesën e detyrimeve fiskale.

Tatimet do të kryejnë kryqëzim të të dhënave fiskale përmes krahasimeve si:

Xhiro në faturat e fiskalizuara vs deklaratat e TVSH-së;

Qarkullimi mujor apo vjetor krahasuar në kohë;

Marrëdhënia mes xhiros dhe numrit të të punësuarve;

Korrektësia mes numrit të punonjësve dhe përgjegjësive për TVSH-në.

Ky operacion i gjerë vjen në një kohë kur sektori i turizmit po përjeton zgjerim të shpejtë, dhe synon të garantojë formalitet, konkurrencë të ndershme dhe të ardhura të plota për buxhetin e shtetit, veçanërisht në muajt kulmorë të sezonit veror.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat