back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëTë ardhurat e Apple rriten pavarësisht rënies së shitjeve të iPhone

Të ardhurat e Apple rriten pavarësisht rënies së shitjeve të iPhone

Raporti më i fundit financiar i Apple ofroi një panoramë disi të paqartë të asaj çfarë e pret kompaninë në të ardhmen. Gjiganti i iPhone raportoi 124.3 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin e fundit të 2024, një rritje me 4 përqind.

Fitimi i kompanisë ishte 36.33 miliardë dollarë, një rritje me 7.1 përqind krahasuar me vitin e kaluar kur kishte 33.92 miliardë dollarë të ardhura.

Rritja erdhi edhe pse shitjet e iPhone nuk ishin në nivelet e pritshme për shkak të një rënie prej 11.1 përqind në Kinë. Ky biznes gjeneroi 18.51 miliardë dollarë të ardhura.

Tregu më i madh në botë i smartfonëve ka qenë sfidues për Apple nisur nga konkurrenca e egër nga prodhuesit vendas si Oppo dhe Vivo. Ndërsa të ardhura nga Mac dhe iPad u rritën me 15 përqind gjatë tre mujorit të fundit falë lançimit të iPad Mini, iMac, Mac Mini dhe MacBook Pro. Shërbimet, ku përfshihen bizneset e Apple TV+, Apple Music dhe iCloud, pati një rritje me 14 përqind.

Kompania tani ka një bazë instalimesh prej 2.35 miliardë pajisjesh aktive nga 2.2 miliardë një vit më parë. Cook gjithashtu theksoi se Apple ka 1 miliardë abonime në aplikacionet e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat