Kryeministri Edi Rama ka bërë një ristrukturim të thellë të kabinetit qeveritar, duke vendosur që disa ministra dhe figura të njohura të mos rikonfirmohen, një vendim lexohet si “prerje koke” për ta.
Ministrat që nuk do të vazhdojnë në kabinet janë:
Ervin Hoxha
Igli Hasani
Ulsi Manja
Taulant Balla
Arbjan Mazniku
Bora Muzhaqi
Largimi i këtyre figurave ka shkaktuar jo pak diskutime brenda Partisë Socialiste dhe në opinionin publik, duke reflektuar një ndryshim të madh në ekuilibrat politikë dhe strategjikë të qeverisë.
Veçanërisht rasti i Arbjan Maznikut ka marrë vëmendje shtesë, pasi ai rezulton të jetë nën hetim nga organet përkatëse, një zhvillim që mund të ketë ndikuar direkt në vendimin e Ramës për ta larguar nga kabineti.
Mazniku është nën hetim nga SPAK lidhur me shpenzimet e bashkisë së Tiranës në një restorant në pronësi familjare të tij dhe lidhjet e këtij investimi me një tender të kompanisë publike, Tirana DC, e cila ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi.
Arbjan Mazniku ka dëshmuar më 22 Korrik për rreth 3 orë në Prokurorinë e Posaçme, por nuk dihet nëse është pyetur për çështjen në fjalë apo jo.
Por edhe Anila Denaj ka qene ne Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku eshte pyetur në lidhje me çështjen e sterilizimit.
Megjithatë, burimet pranë qeverisë theksojnë se vendimet për largim nuk lidhen gjithmonë me hetime apo performancë personale, por shpesh pasqyrojnë ristrukturime strategjike, balanca brenda partisë dhe nevoja për të freskuar kabinetin me ekspertë të rinj.
Tonaleta mish pule me salmonelë në treg/ Ministrja Anila Denaj tenton të minimizojë skandalin