Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka bërë sërish thirrje për protestë para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Noka shkruan se duhet të protestojnë kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duart e Ramës, bën kundrejt kundërshtarëve politik të tij.
“Nesër, në orën 9:30, të gjithë së bashku përpara selisë së #SKAP, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duart e Ramës, bën kundrejt kundërshtarëve politik të tij. Do të jemi aty nesër në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berishës”, shkruan Noka.