Kreu PD-së Sali Berisha, e ka nisur fjalim e mbrëmjes me përshëndetje për kreun e PL-së, Ilir Meta dhe deputetin e PD-së, Ervin Salianji.
Sipas tij ata që po qëndrojnë të pamposhtur në burgun e narkoregjimit.
“Përshëndes në emër tuaj, të demokratëve në mbarë vendin, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për qëndresën e tij të pamposhtur në qelitë e narkoregjimit.
Përshëndes nënkryetarin e grupit parlamentar të PD, deputetin guximtar Ervin Salianji që qëndron si luan në burgjet e regjimit dhe që e garantoj se nuk është e largët dita kur vendin e tij ta zënë kriminelët e pushtetit dhe bashkëpunëtorët e tyre”, ka thënë Berisha.