Në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim-Asociimit në Strasburg, Shefja e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, Suzana Melkalkova, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar atë “pararojë në rajon”.
“Mbështesim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027. Siç ka thënë edhe Presidentja e zgjedhur e KE, Kaja Kallas, për integrimin në BE nuk ka rrugë të shkurtër – duhen përmbushur të gjitha detyrat,” deklaroi Melkalkova.
Roli i SPAK dhe nevoja për konsensus politik
Zyrtarja e BE-së theksoi se SPAK mbetet një element thelbësor në betejën për sundimin e ligjit. “Roli i SPAK dhe pavarësia e tij në gjykimin e çështjeve të nivelit të lartë është shumë e rëndësishme,” u shpreh ajo.
Ndërkohë, ajo ngriti shqetësimin për polarizimin e skenës politike shqiptare, duke kërkuar më shumë dialog ndërpartiak dhe konsensus institucional. “Kuvendi ka një rol vendimtar në këtë proces,” përfundoi Melkalkova.