back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTelefonata që i kushtoi: Ilir Meta dënohet në burg me 10 ditë...

Telefonata që i kushtoi: Ilir Meta dënohet në burg me 10 ditë penalitet

Komisioni i Disiplinës në burgjet shqiptare ka dënuar Ilir Metën me ndalim të aktiviteteve sportive për 10 ditë, pas një telefonate të transmetuar drejtpërdrejt në televizion nga qelia e tij.

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, zhvilloi një bisedë telefonike me gazetaren Beti Njuma në emisionin e saj “Ora e Betit” në “Ora News”.

Telefonata, që zgjati disa minuta, u realizua me një celular që iu dha gazetares nga Tedi Blushi, numri dy i kësaj force politike.

Në fillim të telefonatës, Meta përshëndeti personalisht gazetaren, duke përmendur edhe një episod të kaluar të saj në malin e Çikës. Ai tha se po përdorte “telefonin e burgut” dhe sapo ishte kthyer nga infermieria, ku kishte kryer “matje tensioni për qejf”.

“Jam shumë mirë, si në kavalishencë. Si kavalishenca e Ministrisë së Mbrojtjes,” u shpreh Meta me ironi.

Pas publikimit të videos, autoritetet e burgut ndërhynë duke e konsideruar komunikimin një shkelje të rregullores dhe aplikuan masën disiplinore ndaj Metës, i cili ndodhet në burgun 313 në Tiranë, nën hetim për disa vepra të dyshuara penale nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Hetimet ndaj tij janë zgjatur edhe me 6 muaj të tjerë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky incident do të ketë pasoja të mëtejshme për të.

Ilir Meta: Përshëndetje Beti, për ju dhe Orën tuaj, Ora e Betit (emri i emisionit). I thashë, do t’i bësh shumë të fala Betit. Kur bëra Majën e Çikës herën e kaluar, Fatjoni që kishte qenë me ju më tha që këtu ka ndrydhur çik këmbën Beti, në mos gaboj.

Beti Njuma: Po ka 5 vjet ajo histori. Zoti Meta, si po e bëni telefonatën tani, lejohet apo është nga ato telefonat e burgut?.

Ilir Meta: Është telefon i burgut. Unë sa u ktheva nga Infermieria, se bëj herë pas here për qejf matje tensioni. 7 me 11, nuk lëviz këtu, është një gjendje e jashtëzakonshme. Të gjithë parametrat janë shumë lart. Jemi shumë mirë, si në kavalishencë. Si kavalishenca e Ministrisë së Mbrojtjes.

Beti Njuma: Nuk e besoj këtë

Ilir Meta: Jo jo, unë jam si në kavalishencë personalisht, jam shumë mirë.

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet prej muajsh në qelitë e Burgut 313 në Tiranë, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, si person i dyshuar për kryerjen e disa veprave të rënda penale. Hetimet ndaj tij nuk kanë përfunduar dhe janë shtyrë me gjashtë muaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat