back to top
13.5 C
Tirana
E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetTenderi 1.7 milionë euro i kutive të kartonit të Arkivës/ PD: drejtuesit...

Tenderi 1.7 milionë euro i kutive të kartonit të Arkivës/ PD: drejtuesit nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës së Apelit

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht zhvillimin e një tenderi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, duke e cilësuar procesin të parregullt dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se tenderi për blerjen e kutive dhe dosjeve për ruajtje të përhershme, me një fond limit prej 2.2 milionë euro, iu dha ofertuesit me çmimin më të lartë, pavarësisht një vendimi gjyqësor që duhej të ishte zbatuar.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:  

Në adresën tonë ka mbërritur një denoncim lidhur me një tender të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, konkretisht procedura me objekt: Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritetet dhe entet kontraktore qendrore dhe rajonale të Tiranës, Loti 1,  me Fond limit: 2.2 milion euro.

Për këtë procedurë u shpall fitues operatori me ofertë 1.7 mil euro.

Operatori tjetër i kualifikuar, por me ofertë me vlerë 267 mijë euro më shumë se fituesi, ankohet pranë KPP dhe ky i fundit vendos me anë të vendimit datë 25 Mars 2024 të skualifikojë  fituesin e shpallur nga KVO.

Fituesi i shpallur nga KVO, tashmë i skualifikuar nga vendimi i KPP-së ankohet në gjykatë dhe si rezultat, Gjykata Administrative e Apelit vendos me anë të vendimit të formës së prerë (v.2024) të shfuqizojë vendimin e  KPP-së dhe urdhëron autoritetin kontraktor të vijojë procedurën duke zbatuar këtë vendim gjykate i cili përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor si vendim i formës së prerë.

Pas rishpalljes si fitues me vendim gjykate të formës së prerë, ankimuesi i njëjtë ridorëzon ankimimin e dytë pranë KPP për të njëjtën procedurë dhe të njëjtin operator dhe

KPP me anë të vendimit nr. 162/2025 pranon  të shqyrtojë një ankesë të paraqitur nga operatori ankimues i njëjtë për një procedurë të njëjtë për të cilën është shprehur gjykata me vendim të formës së prerë dhe vendos ndryshe.

Denoncuesi shpjegon se KPP si shkak ka përdorur argumentin se ndaj shoqërisë fituese është regjistruar procedimi penal dhe ka një akt ekspertimi të kryer nga prokuroria ende në fazën e hetimit paraprak,  veprime këto në shkelje të të paktën:

LPP nenin 76 pika 1/dh,

Kodin e Procedurave Administrative nenet 13, 14, 17.

Pyetja është çfarë i detyron institucionet shtetërore të veprojnë ndryshe nga sa ka vendosur organi hierarkik më i lartë ligjor pra Gjykata Administrative e Apelit?

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat