Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur kërkesën për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme për 6 ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.
Në fokus të çështjes është tenderi me objekt “Rehabilitim i segmentit rrugor Mbikalimi ‘Pallati me Shigjeta’ – Rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”, me një fond limit prej 2.25 miliardë lekësh (pa TVSH), zhvilluar gjatë periudhës 2019–2021.
Sipas SPAK, të pandehurit kanë bashkëpunuar për të manipuluar procedurën e prokurimit, duke cenuar konkurrencën dhe interesat e shtetit. Akuza ndaj tyre është për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve të ligjit nr. 43/2021).
Të akuzuarit janë:
-
Arbër Troka
-
Miranda Shkurti
-
Nikollaq Mihali
-
Almir Hoxhaj
-
Erjon Zemanaj
-
Admir Pahumi
Procedimi penal është veçuar nga një hetim më i gjerë për tenderat e ARRSH-së në vitet 2019–2021, ku hetimet për disa procedura të tjera vijojnë. Në kuadër të këtij hetimi janë analizuar dokumente teknike dhe tenderuese, dëshmi, ankesa zyrtare dhe të dhëna të marra nga sistemet shtetërore.
SPAK konstaton se shkeljet kanë qenë të strukturuara dhe të qëllimshme, me ndikim të drejtpërdrejtë në deformimin e garës publike dhe dëm ekonomik për shtetin.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:
Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.
Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë.
Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.
Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.