back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeTensione në Rrjoll/ Polici, protesta dhe akuza për grabitje pronash

Tensione në Rrjoll/ Polici, protesta dhe akuza për grabitje pronash

Prej tre javësh, banorët e Rrjollit në Velipojë vijojnë protestat kundër ndërtimit të resortit luksoz “Blue Borgo”, duke pretenduar se toka ku po zhvillohet projekti u përket atyre. Tensionet janë përshkallëzuar ditët e fundit, ndërsa përplasjet me policinë kanë qenë të ashpra dhe një i moshuar raportohet se ka rënë pa ndjenja mes shtyrjeve dhe kaosit në terren.

Sot, forca të shumta policie rrethuan zonën e ndërtimit për të penguar banorët të afrohen dhe të bllokojnë punimet. Sipas dëshmitarëve, përplasjet nisën fillimisht me gratë e fshatit, çka rriti edhe më shumë indinjatën e protestuesve, të cilët shprehen të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e resortit në atë që e konsiderojnë pronë të tyre.

Banorët kanë hapur procese gjyqësore për njohjen e pronësisë, ndërsa shpresa e tyre është rritur pas një vendimi të fundit të Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila i njohu familjes Malaj të drejtën e pronësisë mbi 20,700 m² tokë në Rrjoll, pas një beteje ligjore që zgjati tetë vite dhe nisi në 2018 kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Protestuesit besojnë se ky vendim krijon precedent edhe për sipërfaqen ku po ndërtohet resorti, ndërsa hedhin akuza se dokumentet e pronësisë për tokën ku po zhvillohet projekti janë falsifikuar nga persona që pretendojnë pronësinë.

Ndërkohë, punimet për resortin “Blue Borgo”, një projekt në rreth 146 hektarë me 33 struktura akomoduese dhe shërbimi nga 3 deri në 10 kate, nisën në fillim të shkurtit pasi u pajisën me lejen e ndërtimit. Projekti zhvillohet nga kompania ABA Blue Borgo, e cila mban statusin e investitorit strategjik.

Pavarësisht kësaj, banorët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen nga protesta, duke e cilësuar betejën për tokën si çështje mbijetese dhe drejtësie.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat