Momente tensioni janë regjistruar edhe para godinës së Kuvendi i Shqipërisë, teksa protestues të Partia Demokratike e Shqipërisë janë përplasur me forcat e policisë të vendosura në këto ambiente.
Protestuesit hodhën molotovë, ndërsa policia reagoi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të mbrojtur ambientet e Kuvendit.
Tubimi i PD-së kishte nisur para Kryeministrisë, por protestuesit janë larguar drejt ambienteve të Kuvendit pas ndërhyrjes së forcave të rendit me top uji dhe gaz.



