back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Balluku nën hetim nga SPAK"/ Tensioni politik nxeh takimin me BE-në

“Balluku nën hetim nga SPAK”/ Tensioni politik nxeh takimin me BE-në

Në ditën e dytë të takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri – Bashkimi Evropian, është zhvilluar një debat i fortë mes kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Debati nisi pas deklaratave të Bardhit, i cili kritikoi qeverinë shqiptare, duke theksuar se zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK, megjithatë vazhdon të mbajë pozicionin e saj në kabinetin qeveritar.

“Sot qeveria shqiptare ka numrin 2 të saj, zv/kryeministren Belinda Balluku, një person nën hetim për shkelje të barazisë në tendera me miliona euro. Edhe pse është nën hetim, vazhdon të jetë në krah të Ramës dhe numri 2 i qeverisë”, deklaroi Bardhi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Manjës, i cili u shpreh se kritikat e Bardhit nuk mund të përdoren për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Dua ta nis me keqardhje, sepse dallimet tona politike nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë. Të mbështesësh integrimin në BE dhe njëkohësisht të hedhësh një mal me akuza duke baltosur vendin nuk më duket qasje e sinqertë. Por, gjithsesi, në cilësinë e përfaqësuesit të maxhorancës kemi përgjegjësi të mbyllim me sukses të gjitha kapitujt që kemi hapur. Qasja jonë ka qenë e qartë: ne nuk duam asgjë nëse nuk e meritojmë këtë proces”, tha Manja.

Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit është një platformë ku diskutohen progresi dhe sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, duke përfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave të nevojshme në administratën publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat