Menjëherë pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës në protestën kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, situata u tensionua, ndërsa disa protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt ndërtesës së Kryeministrisë, ngjarje që rikthen skena të ngjashme me ato të protestës së 24 janarit.
Policia ka formuar një kordon sigurie rreth ndërtesës së qeverisë dhe ka nisur të menaxhojë situatën për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës. Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të veprimeve të dhunshme, ndërsa disa nga protestuesit duket se kanë tentuar të afrohen pranë kordonit duke hedhur sende ndaj efektivëve të policisë.



