back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKronikëTerror, vrasje dhe prona/ Goditet “klani Avdyli”

Terror, vrasje dhe prona/ Goditet “klani Avdyli”

Një operacion i zhvilluar sot nga SPAK në Durrës ka çuar në ekzekutimin e 9 urdhër-arresteve, duke përfshirë arrestimin e Astrit Avdylit dhe Aldo Avdylit, të dyshuar për përfshirje në një ngjarje të rëndë kriminale me vrasje.

Operacioni është kryer në kuadër të hetimeve për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit, si dhe për zbardhjen e një vrasjeje, që sipas hetimeve, lidhet me aktivitetet e Astrit dhe Aldo Avdylit.

Astrit dhe Aldo Avdyli janë të njohur për përfshirjen e tyre në konfliktet kriminale në zonën e Durrësit dhe Shijakut, dhe më parë janë akuzuar për përfshirje në vrasje, kërcënime dhe aktivitete kriminale që lidhen me trafikun e pronave dhe shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme.

Nga ky operacion janë arrestuar gjithashtu vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, si dhe Vullnet Muça, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, të dyshuar për tjetërsim të pronave dhe lidhje me ngjarje kriminale në zonë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat