back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaThe Economist: Shqiptarët punojnë më shumë, por fitojnë më pak se rajoni...

The Economist: Shqiptarët punojnë më shumë, por fitojnë më pak se rajoni dhe Europa

Një analizë e revistës prestigjioze “The Economist” tregon se, megjithëse shqiptarët punojnë më shumë se mesatarja europiane, të ardhurat reale për frymë dhe për orë pune mbeten ndër më të ulëtat në rajon dhe në Evropë. Shqipëria renditet e teta në Europë për të ardhurat nominale për frymë, duke lënë pas disa vende të Ballkanit, por kur merret në konsideratë fuqia blerëse dhe orët e punës, pozicioni i saj dobësohet ndjeshëm.

Sipas të dhënave, shqiptarët punojnë mesatarisht 43.7 orë në javë, më shumë se 36.1 orët e mesatares europiane, por kjo punë intensive nuk përkthehet në të ardhura të larta për shkak të strukturës së ekonomisë, ku sektori informal dhe punët me vlerë të ulët shtesë dominojnë.

Në raport me fqinjët, Shqipëria ka të ardhura më të ulëta të rregulluara sipas fuqisë blerëse dhe kohës së punës, duke u renditur poshtë Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë, vende të pasura si Zvicra dhe Irlanda arrijnë të fitojnë mbi 90 mijë dollarë në vit për frymë, duke treguar hendekun e madh ekonomik me Shqipërinë.

“The Economist” thekson se rritja e mirëqenies në vendet në zhvillim si Shqipëria nuk mund të arrihet vetëm me rritjen e orëve të punës, por kërkon reforma strukturore në arsimin, teknologjinë dhe punësimin për të përmirësuar produktivitetin dhe shpërblimin ekonomik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat