back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaThellohen hetimet për Ballukun/ Sokol Balla pyetet në SPAK

Thellohen hetimet për Ballukun/ Sokol Balla pyetet në SPAK

Gazetari dhe drejtori i ABC News, Sokol Balla, u paraqit këtë të hënë në ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.

Sipas burimeve, Balla u thirr nga prokurori Dritan Prençi dhe u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e dosjes që lidhet me Ballukun. Ai qëndroi rreth dy orë në Prokurorinë e Posaçme, përpara se të largohej nga ambientet e saj.

Edhe pse çifti është i divorcuar prej vitesh, mësohet se marrëdhënia mes tyre ka vijuar në forma të ndryshme ndër vite.

Ndërkohë, hetimet e SPAK për pasurinë e Ballukut vijojnë të thellohen, duke përfshirë verifikime mbi transaksione financiare, udhëtime dhe pagesa të ndryshme, si dhe kontrollin e kompanive që kanë përfituar tendera gjatë periudhës së administrimit të saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat