back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiTheo, çmenduria që eliminoi Milan

Theo, çmenduria që eliminoi Milan

Momenti kyç i Milan-Feyenoord erdhi në minutën e 51-të. Theo Hernandez hyri në zonë dhe u rrëzua pa pasur asnjë kontakt me Read. Arbitri Marciniak e interpretoi si simulim dhe e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Milanin me një lojtar më pak në një moment kur skuadra po shtynte për të gjetur golin e dytë. Kartoni i parë ishte edhe më i panevojshëm: një mbajtje e kotë në mesfushë, që mund të ishte shmangur lehtësisht. Tifozët mbetën të tërbuar nga një veprim i tillë i pamenduar, i pafalshëm në një ndeshje kaq vendimtare.

Nervozizmi
Ishte e qartë që Theo ishte i tensionuar që nga fillimi. Ai u kalua lehtësisht disa herë dhe shkaktoi nervozizëm te Moussa, duke e provokuar me një goditje të lehtë. Pastaj erdhi kartoni i verdhë për mbajtjen e dukshme ndaj Moder në mesfushë, gjë që solli një pyetje të natyrshme: pse? Sidomos duke pasur parasysh që ishte në rrezik pezullimi dhe mund të humbiste një ndeshje të mundshme të fazës tjetër. Kartoni i kuq në fillim të pjesës së dytë ishte një akt i pastër çmendurie, pavarësisht se mund të ketë debat mbi vendimin e arbitrit. Por një lojtar i këtij niveli nuk mund të lejojë veten të bëjë gabime kaq të rënda në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pikërisht kur ekipi i tij po luante mirë dhe po kërkonte të shënonte

Ky incident ka rihapur diskutimet mbi vazhdimësinë e Theo Hernandez, një lojtar që këtë sezon duket sikur po luan me “frenat e dorës të ngritura”. Ai shpesh bëhet protagonist edhe jashtë fushës, me një sjellje shpërthyese që për disa është e papërshtatshme për një zëvendës-kapiten të Milanit – madje edhe ndryshimi i shpeshtë i pamjes, si flokët rozë, ka krijuar polemika. Talenti i tij është i padiskutueshëm, por gjestet, reagimet dhe nervozizmi i tepërt po e dëmtojnë jo vetëm atë, por edhe skuadrën. Dhe rinovimi i kontratës, e cila skadon në vitin 2026, duket gjithnjë e më larg.

Rrjetet sociale…
Përveç performancave në fushë, Theo shpesh shkakton polemika edhe jashtë saj. Vetëm një ditë para ndeshjes me Feyenoord, ai publikoi një histori në Instagram që, duke parë çfarë ndodhi më pas, tingëllon edhe më e papërshtatshme. Në foto ai shfaqej duke bërë një sy qorr, ndërsa kënga në sfond – e titulluar “Kundër makinave të policisë” – përmbante fjalët: “Flisni për mua, xhelozia juaj është e dukshme, nuk më plas për të gjithë ata që më urrejnë, është kthyer në një klishe, por unë gjithmonë synoj lart dhe nuk më intereson pjesa tjetër.” Një mesazh sfidues, që pas eliminimit të Milanit vetëm sa e ka shtuar edhe më shumë zhgënjimin te tifozët kuqezi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat