back to top
20.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiTheo kthehet në çështje/ Mosaktivizimi i tij dhe mungesa e rinovimit ngrejnë...

Theo kthehet në çështje/ Mosaktivizimi i tij dhe mungesa e rinovimit ngrejnë pikëpyetje për të ardhmen

Theo Hernandez kthehet në çështje në shtëpinë e “Djallit”. Mbrojtësi francez ka qenë gjithmonë protagonist në fushën e lojës, por këtë sezon, duket se më shumë se sa në fushë, për të mediat po flasin, për “zhurmën” që francezi shkakton jashtë tapetit të blertë.

Protesta e tij së bashku me Leaon në fillim të sezonit, uljtet e herë pas hershme në stol dhe rendimenti jo i duhur i shprehur në fushë nga Theo, ka bërë që mes tij dhe teknikut portugez Fonskeca marrëdhënia të mbetet e nderë.

Sa i takon cilësive në fushë asnjë diskutim për Theon ai mbetet një prej lojtarëve më kualitativë tek kuqezinjtë, por kohët e fundit duket se mungesa e disiplinës dhe mospranimi i vendimeve të trajnerit Fonseca kanë bërë që Theo të rebelohet, aq sa mediat në Itali të flasin pse jo edhe për ndonjë shitje të parakohshme të tij, për të mos prishur ekuilibrat dhe marrëdhëniet mes lojtarëve të tjerë edhe stafit.

Agjenti i tij Manuel Garcia Quilon është parë së fundmi në Milanello, në ambjentet e rezidencës kuqezi, për të biseduar me drejtuesit e “Djallit” për mundësitë e rinovimit të kontratës. Ndërkohë vetë Theo, për të qetësuar disi situatën e për të larguar zërat që flasin për një ftohje të raportit mes tij dhe skuadrës, ka uruar klubin kuqezi me rastin e 125 vjetorit të themelimit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ndërkohë nuk duket të ketë probleme në rinvimin e kontratës së portierit Maignan dhe mesfushorit holandez Reijnders. Portieri francez do të rinovojë kontratën me kuqezinjtë e flitet se do të përfitojë afro 5 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë Reijnders, që deri më tani ka spikatur falë performanceve të tij gjithnjë e më shumë pozitive, ka gjetur akordin me klubin kuqezi, për të vijuar bashkëpunimin me klubin e Milanit dhe do të përfitojë një shumë rreth 3 milionë euro në sezon.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat