back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetThethi në flakë: Sulm me molotov ndaj fadromës së IKMT/ Në shënjestër...

Thethi në flakë: Sulm me molotov ndaj fadromës së IKMT/ Në shënjestër edhe drejtori Metaj

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Theth, në kuadër të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me bomba molotov në drejtim të mjeteve të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), si dhe ndaj urës në lagjen “Gjelaj”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në momentin e sulmit, në njërën nga fadromat e IKMT ndodhej edhe drejtori i Zbatimit të Vendimeve në këtë institucion, Fatmir Metaj.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por incidenti konsiderohet si një përshkallëzim serioz i përplasjes mes banorëve të zonës dhe autoriteteve.

Aksioni i IKMT në Theth po shoqërohet me kundërshtime të forta nga ana e disa banorëve, ndërsa autoritetet deklarojnë se ndërtimet e paligjshme në këtë zonë të mbrojtur nuk do të tolerohen. Situata mbetet e tensionuar dhe në monitorim të forcave të rendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat