back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëThinkBook Plus është laptopi i radhës i Lenovo me dy ekrane

ThinkBook Plus është laptopi i radhës i Lenovo me dy ekrane

Mesa duket laptopi i ardhshëm ThinkBook Plus do të ketë një ekran rrotullues. Sipas imazheve të publikuara nga informatori i industrisë Evan Blass, gjenerata e gjashtë e ThinkBook Plus do të ketë një ekran rrotullues që zgjerohet duke vijuar me konceptin e ekraneve rrotullues që prezantoi për herë të parë në 2022.

Imazhet e publikuara tregojnë një laptop me një ekran tradicional por që zgjerohet deri në një pikë që keni dy ekran njëri mbi tjetrin.

Lenovo ka eksperimentuar me këtë koncept prej disa vitesh dhe ThinkBook Plus i ri është një pasardhës i drejtpërdrejtë i konceptit të hershëm të kompanisë.

Por dizajnë të tilla nuk janë risi për Lenovo. Në CES 2024 kompania tregoi Lenovo Auto Twist i cili kishte ekran që rrotullohej dhe palosej. Gjer më sot ky koncept ka ekzistuar vetëm në smartfonët dhe televizorët e kushtueshëm.

Gjenerata e kaluar e ThinkBook Plus kushtonte 2,000 dollarë. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat