Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) janë përballur me një surprizë të pakëndshme, pasi kartat e tyre dolën të ishin zbrazur në mënyrë misterioze gjatë ditëve të fundit.
Sipas raporteve, disa nga kartat janë përdorur jashtë vendit. Në një rast, një qytetar u raportua se kishte bërë blerje në Bullgari me mijëra euro, ndërsa në raste të tjera paratë u tërhoqën në Itali.
Banka pranoi se ky fenomen u shkaktua nga një klonim i kartave në një automat në Tiranë, ku autorët kishin instaluar një kamera për të vjedhur të dhënat e kartave. Sipas BKT-së, incidenti zgjati vetëm një orë dhe u zbulua menjëherë nga stafi i bankës, ndërsa numri i kartave të prekur është i vogël.
Banka gjithashtu bëri të ditur se të gjithë qytetarët e prekur do të rimbursohen plotësisht, duke garantuar se humbjet e tyre nuk do të mbeten të papaguara.
Megjithatë, sipas gazetës Kapitali, fakti që disa raste u identifikuan shpejt tregon se fenomeni mund të jetë më i gjerë nga sa pranon vetë banka.
Ngjarja rikthen në vëmendje nevojën për investime të mëdha në sigurinë kibernetike nga sektori bankar, veçanërisht në epokën e dixhitalizimit, duke theksuar rreziqet që sjell përdorimi i masiv i kartave dhe shërbimeve elektronike.



