back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTIA me rekord të ri: Mbi 900 mijë pasagjerë në prill, Madridi...

TIA me rekord të ri: Mbi 900 mijë pasagjerë në prill, Madridi i shtohet hartës

Mesatarisht me 180 fluturime në ditë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar afro 905(Printscreen) mijë pasagjerë gjatë muajit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga TIA, destinacionet më të frekuentuara ishin qytetet italiane si Roma, Bolonja, Venecia, Milano, si dhe Londra në Mbretërinë e Bashkuar. Në total, janë realizuar mbi 5 mijë fluturime në 19 shtete të ndryshme.

Kjo rritje e ndjeshme mbështetet edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave, ku vetëm në katër muajt e parë të vitit 2024 janë regjistruar mbi 2 milionë pasagjerë. Rritja është ndikuar edhe nga zgjerimi i hartës së linjave ajrore, përfshirë hyrjen e kompanisë “Iberia”, që tashmë lidh Tiranën me Madridin tre herë në javë.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2024 janë regjistruar 13 mijë fluturime, duke shënuar një rritje prej 59% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, numri i pasagjerëve u rrit me gati 64%, duke arritur në 1.9 milionë.

Rritje është regjistruar edhe në transportin ajror të mallrave. Volumi i tyre ka arritur në afro 500 ton, me një rritje prej 11.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e këtij volumi përbëhet nga mallra të hyrë në territorin shqiptar.

Hamit Yzeiraj

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat