back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 17 Mars, 2025
spot_img
KreuSportiTifozët duan që të largohet/ Tiago Mota nuk jep dorëheqjen

Tifozët duan që të largohet/ Tiago Mota nuk jep dorëheqjen

Tifozët e Juventusit kanë kërkuar në kor largimin e Tiago Motës pas ndeshjeve të fundit të bardhezinjve, të cilët kanë dalë përsëri nga zona e Ligës së Kampioneve me disfatat e njëpasnjëshme ndaj Atalantës e Fiorentinës. Klubi ka konfirmuar se nuk ka ndër mend ta shkarkojë dhe vetë trajneri konfirmoi se nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen.

“Do të ishte shumë e thjeshtë ta bëja, nuk më pëlqejnë gjërat e thjeshta. Kemi nevojë që të fitojmë, duhet të gjejmë mënyrën për të bërë pikët që na nevojiten për objektivin tonë, i cili është të jemi mes katër të parëve në kampionat.

Kjo ishte pak a shumë vazhdimësia e ndeshjes së fundit, ishte e njëjta histori. E nisim mirë, pastaj te vështirësia e parë si ndaj Atalantës, nuk kemi ditur të reagonim. Duhet të përmirësohemi, sot nuk ishim mirë në asnjë nga fazat e lojës. Duhet të rikuperojmë këta djem, mendoj se para kësaj ndeshje kemi treguar një fytyrë tjetër dhe reagimi ishte gjithmonë shumë i mirë’, tha Tiago Mota pas ndeshjes së humbur 3-0 ndaj Fiorentinës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat