back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëTikTok do të mbyllet në Shqipëri brenda ditës së enjte

TikTok do të mbyllet në Shqipëri brenda ditës së enjte

TikTok do të mbyllet në Shqipëri brenda datës 13 mars 2025, pas një vendimi të autoriteteve të sigurisë kibernetike.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka urdhëruar kompanitë e internetit që të ndërmarrin masa për bllokimin e aksesit në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar.

Sipas urdhrit të AKSK-së, do të realizohen veprime të tilla si:

Bllokimi i IP-ve të TikTok në Shqipëri

Bllokimi i DNS-ve të TikTok

Bllokimi i Server Name Indications (SNI) të TikTok

Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance, pronar i TikTok

Vendimi për mbylljen e TikTok ka ardhur pas një konsultimi publik të realizuar në dhjetor 2024, si pasojë e një ngjarje tragjike që ndodhi në shkurt të 2025. Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, për shkak të një sherri të nisur në rrjetet sociale, ka nxitur shqetësime të mëdha për sigurinë e përdoruesve të rinj të platformës.

Mbyllja e TikTok është parë pozitivisht nga qytetarët dhe autoritetet, të cilët kërkojnë që platforma të garantojë më shumë siguri, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët. Përdoruesit e TikTok në Shqipëri janë mbi 1 milion, dhe aplikacioni përdoret gjithashtu për qëllime biznesi.

Vendimi u mbështet në bazën ligjore të miratuar nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025 dhe është një masë për të mbrojtur përdoruesit nga përmbajtje të dëmshme ose të paligjshme. Autoritetet kërkojnë që çdo operator i shërbimeve të internetit të konfirmojë brenda datës 13 mars se kanë zbatuar bllokimin e TikTok.

Shqipëria është një ndër vendet e fundit që ndërmerr veprime të tilla ndaj TikTok, ndërsa vendimi mund të ketë pasoja për bizneset që mbështeten në këtë platformë për promovimin e produkteve dhe shërbimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat