Platforma popullore e ndarjes së videove ka të bëjë me muzikën si një pjesë e madhe e shërbimit.
Tani, TikTok ka shtuar integrime në platformën e tij për të bërë të mundur që ju të postoni drejtpërdrejt këngën tuaj të preferuar nga shërbimi i transmetimit në të cilin jeni abonuar.
Tani për tani, dëgjuesit në Apple Music dhe Spotify po marrin mundësinë për të ndarë muzikë në platformën e videove, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Integrimi i ri ju lejon të postoni një këngë, album, apo edhe një listë dëgjimi ose përmbajtje tjetër muzikore në TikTok.
Transmetimi i përmbajtjes audio gjithashtu mund të ndahet përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë të TikTok.
Sidoqoftë, kompania kohët e fundit njoftoi se platforma e saj TikTok Music do të mbyllet më vonë këtë muaj.