back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTirana drejt zgjedhjeve bashkiake/ PS zgjedh pasuesen e Veliajt

Tirana drejt zgjedhjeve bashkiake/ PS zgjedh pasuesen e Veliajt

Kryeministri Edi Rama ka shpallur Ogerta Manastiriun si kandidate të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, duke i hapur rrugën procesit zgjedhor për kreun e ri të kryeqytetit.

Vendimi u bë publik gjatë fjalës së Ramës në Asamblenë e PS-së, një ditë pasi SPAK çoi për gjykim dosjen e kryebashkiakut në detyrë, Erion Veliaj, tashmë i arrestuar.

“Qytetarët e Tiranës nuk mund të presin më as shtatë ditë të tjera pa e ditur se çfarë do bëhet me drejtimin e bashkisë. Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës”, deklaroi kryeministri.

Ai e cilësoi vendimin si të vështirë, por të domosdoshëm:
“Duhet të marrim vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri në Tiranë. Duhet vënë në lëvizje mekanizmi ligjor për shkarkimin e kryetarit në detyrë. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë”.

Rama vlerësoi punën e Manastirliut në postet e mëparshme, ndërsa për Veliajn tha se situata e tij është e paprecedentë:
“Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik”.

Sipas tij, Tirana ka “punë të mëdha e të panumërta” dhe nuk mund të ngelet në paqartësi.
“E falenderoj kryetaren në detyrë për përkushtimin në këto 7 muaj. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë”, përfundoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat