back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Tirana nuk qeveriset nga burgu”/ Petro Koçi kërkon dorëheqjen e Veliajt

“Tirana nuk qeveriset nga burgu”/ Petro Koçi kërkon dorëheqjen e Veliajt

Deputeti i Partisë Socialiste dhe një prej figurave më të vjetra të kësaj force politike, Petro Koçi, i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që të japë dorëheqjen. Në një reagim publik, Koçi argumenton se Veliaj, i cili ndodhet në burg që prej 10 shkurtit 2025, nuk mund të vijojë të ushtrojë detyrën në kushte izolimi, pasi qyteti i Tiranës kërkon një qeverisje aktive dhe të përditshme.

“Qeverisja e Tiranës nuk mund të bëhet me korrespondencë, madje as në kushte lirie”, shkruan Koçi, duke theksuar se dorëheqja nuk është një dorëzim, por një akt besnikërie ndaj qytetarëve që i kanë besuar drejtimin e Bashkisë më të madhe në vend.

Sipas tij, Veliaj do të duhej të jepte shembullin e një lideri të përgjegjshëm dhe të ndershëm duke u larguar nga posti për të mos u bërë pengesë për institucionet, Partinë Socialiste dhe qytetarët.

“Pozitat publike nuk janë më mburojë ndaj ndjekjes penale. Përkundrazi, shpesh konsiderohen si rrethana rënduese në raport me drejtësinë. Dorëheqja e tij do t’i rriste kredibilitetin pretendimeve për pafajësi dhe do të konsiderohej një sakrificë për Tiranën dhe PS-në”, thekson Koçi.

Duke e krahasuar rastin e Veliajt me atë të Sali Berishës, i cili sipas tij mbajti me çdo kusht karrigen për t’i shpëtuar drejtësisë, Koçi e sheh largimin e Veliajt si një qasje ndryshe, me integritet moral.

Ai shton se mbështetja që Berisha i ka dhënë Veliajt nuk ka të bëjë me parime, por është thjesht një taktikë për të shpëtuar veten.

Në fund, Koçi u bën thirrje edhe kritikëve politikë që të mos keqinterpretojnë qëndrimin e tij, duke theksuar se kjo është një thirrje dashamirëse për transparencë, përgjegjësi dhe respekt ndaj institucioneve dhe qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat