back to top
-0.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaToka, biznese dhe automjete/ Sekuestrohen pasuritë e të dyshuarit për trafik droge

Toka, biznese dhe automjete/ Sekuestrohen pasuritë e të dyshuarit për trafik droge

Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar një sërë pasurish të një shtetasi të identifikuar me inicialet D.A., mbi të cilin rëndojnë dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal.

Sipas njoftimit zyrtar, pasuritë e sekuestruara përfshijnë toka, biznese dhe objekte të ndryshme, të cilat, sipas hetimeve, nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara nga shtetasi dhe familjarët e tij. Sekuestrimi është kryer në kuadër të hetimit të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2019 dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë.”

Lista e pasurive të sekuestruara përfshin:
Truall me sipërfaqe 350 m² në qytetin e Gjirokastrës
Truall me sipërfaqe 1500 m² dhe një ndërtim 23 m² në Lazarat
Truall me sipërfaqe 450 m² dhe një tjetër prej 1646 m² në Grehot
Arë me sipërfaqe 7000 m² në fshatin Arshi Lengo
Objekt tregtar me sipërfaqe të zënë prej 6500 m², ndërtuar në vitin 2005 në fshatin Kordhocë, Lazarat
Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 në të njëjtin fshat
Fushë mini-futbolli me sipërfaqe 500 m² dhe një ndërtesë njëkatëshe 37.2 m², ndërtuar në Lazarat
Automjet tip “Mercedes-Benz”

Prokuroria vijon hetimet për të verifikuar burimin e pasurive dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e përfshirjes së shtetasit D.A. në aktivitet të mundshëm kriminal.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat