back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeToksike dhe kancerogjene/ Banorët e Durrësit jetojnë 15 muaj pranë mbetjeve të...

Toksike dhe kancerogjene/ Banorët e Durrësit jetojnë 15 muaj pranë mbetjeve të rrezikshme

Pas mbërritjes së rezultateve të analizave të kryera në një laborator të specializuar në Itali, u konfirmua se mostrat e marra nga 2800 ton mbetje industriale të kompanisë Kurum, të depozituara në Porto Romano të Durrësit, janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Banorët e zonave përreth shprehen të shqetësuar për bashkëjetesën me këto mbetje, të cilat janë aty prej 15 muajsh. Sipas analizave, materialet industriale kanë toksicitet të lartë dhe pasoja afatgjata, veçanërisht për ekosistemet ujore.

Megjithatë, edhe pse hetimet kanë identifikuar përgjegjësitë penale, ende nuk është e qartë se kush do të marrë përsipër asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme dhe ku ato do të përfundojnë.

“Prej rreth 15 muajsh, 2800 ton mbetje të rrezikshme qëndrojnë të depozituara në Porto Romano, ndërsa publikimi i analizave që i klasifikojnë si potencialisht kancerogjene ka ngritur alarmin tek banorët dhe ekspertët”, theksojnë burime nga Policia dhe Prokuroria.

Në dosjen hetimore janë ngritur dyshime edhe për zhdukjen e sasive të tjera me mbetje të dyshimta në zonën e Elbasanit, duke shtuar indiciet për një skemë më të gjerë të menaxhimit të paligjshëm të mbetjeve industriale.

Policia e Durrësit njofton se deri tani janë ekzekutuar 20 nga 33 masa sigurie, në kuadër të hetimeve për mbetjet e kompanisë Kurum, të cilat ishin kthyer në Shqipëri në vjeshtën e vitit 2024 nga Singapori, ndërsa kishin si destinacion Tajlandën.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të përgjegjësive penale, ndërsa fati i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme që vazhdojnë të jenë në Porto Romano mbetet ende i paqartë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat