back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetTopalli për problematikat e votuesve në Greqi/ "Kërkojmë hetim nga SPAK për...

Topalli për problematikat e votuesve në Greqi/ “Kërkojmë hetim nga SPAK për personat që kanë marrë fletët pa ID”

Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka ngritur sot akuza mbi procesin e votimit të shqiptarëve emigrantë në Greqi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga KQZ, SPAK dhe misioni i OSBE-ODIHR.

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Topalli deklaroi se persona të paidentifikuar kanë arritur të marrin në dorëzim fletë votimi në pikat e shpërndarjes në Greqi, duke shkelur rëndë parimet e identifikimit dhe ligjshmërisë.

“Kërkojmë një hetim penal nga SPAK për të zbuluar se kush po i merr fletët e votimit pa identifikim dhe pa firmë. KQZ duhet të auditojë çdo kuti votimi, mënyrën e transportit dhe personat që kanë ndërhyrë në këtë proces,” – u shpreh Topalli.

Ajo shtoi se Partia Demokratike i kërkon OSBE-së dhe ODIHR-it të vendosin monitorim ndërkombëtar në Greqi, për të garantuar integritetin e votës së emigrantëve shqiptarë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat