back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniToshkovski: Arratisja e Artan Grubit po hetohet nëse ka qenë e organizuar...

Toshkovski: Arratisja e Artan Grubit po hetohet nëse ka qenë e organizuar ose jo

Arratisja e Artan Grubit po hetohet nëse ka qenë e organizuar ose jo. Kështu sot deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski i cili tha mund të ketë indikacione për grup të organizuar kriminal, por kjo gjë duhet të vërtetohet. Sipas tij, ajo që deri tani është vërtetuar është proceduar në kohë. Polici që sipas Toshkovskit nuk ka qenë i kujdesshëm me ndalesën që ka pasur Grubi, është suspenduar dhe i është ngritur kallëzim penale.

“Të gjitha dëshmitë janë dorëzuar në prokurori për të konstatuar nëse bëhet fjalë për grup të organizuar kriminal apo bëhet fjalë për lëshim të policit. Deri më tani kemi vepruar për atë që ka rezultuar si lëshim nga ana e policit dhe kemi ndërmarr masa disiplinore ndaj tij. Nuk mund të mohohet fakti që polici nuk ka qenë i kujdesshëm. Këtu ka vepër penale, ndërsa nëse ky rrjet është më i gjerë duhet të vërtetohet”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm. /Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat