back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuSportiTottenham – Man Utd, formacionet mundshme të finales së Ligës së Evropës

Tottenham – Man Utd, formacionet mundshme të finales së Ligës së Evropës

Tottenham Hotspur dhe Manchester United pritet të luajnë sot (e mërkurë) në finale e madhe për trofeun e Ligës së Evropës.

Spurs dhe Djajtë e Kuq do të ndeshen mes vete për trofeun e garës së dytë elitare të klubeve evropiane, takim që pritet të zhvillohet në “San Mames” të Bilbaos, me fillim nga ora 21:00.

Si Ange Postecoglu, ashtu edhe Ruben Amorim kanë bërë të gjitha përgatitjet në ekipet e tyre, për të fituar trofeun, i cili ua siguron edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin 2025/26.

Trajneri i Spurs pritet t’i besojë rreshtimit të tij të preferuar 4-2-3-1, ku nuk mungojnë yjet si Romero, Bentancur dhe Bissouma, ndërsa Amorim i beson rreshtimit 3-4-2-1, ku Maguire, Casemiro dhe Fernandes do të jenë ata që do t’i udhëheqin repartet.

Formacionet e mundshme

Tottenham (4-2-3-1)Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Bissouma, Bentancur; Johnson, Odobert, Heung-min Son; Solanke;

Man Utd (3-4-2-1)Onana; Lindelof, Maguire, Yoro; Mazaoui, Ugarte, Casemiro, Dorgu; Garnacho, Fernandes; Hojlund;

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat