back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Toyota Auris”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen në ngarkim të avokatit Radovan...

“Toyota Auris”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen në ngarkim të avokatit Radovan Çela

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka kaluar në gjykim dosjen në ngarkim të avokatit Radovan Çela, lidhur me çështjen ‘Toyota Auris’.

Radovan Çela ka qenë avokat i Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja “Toyota Yaris”.

Çela është përfshirë në dosjen e ish-Kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka. Në dosje janë përfshirë gjithashtu ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj dhe Astrit Vladi.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit në disa raste, si dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm si dhe nxjerrje të sekretit të hetimit.

Sipas prokurorisë të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin dosjen e 3.4 milion eurove që u bllokua në Portin e Durrësit, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit.

SPAK i akuzon po ashtu edhe për favorizim të Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky Ecc që SPAK iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan komunikime për çështjet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat