back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Toyota Yaris” fundos prokurorin: Aurel Zarka dënohet nga GJKKO

“Toyota Yaris” fundos prokurorin: Aurel Zarka dënohet nga GJKKO

Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë të martë vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.

Trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Erjon Çela, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, ka vendosur të dënojë Zarkën me 4 vite burg.

Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për Zarkën zbret në 2 vite e 8 muaj burg dhe mbi të do të rëndojë dënimi plotësues për 5 vite jashtë funksioneve publike.

Zarka u fajësua për “korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë”, “korrupsion aktiv” dhe “ushtrim të ndikimit të jashtëligjshëm” në disa raste.

Prokuroria e Posaçme përfundoi në dhjetor të 2024-ës hetimet ndaj drejtuesit të pezulluar të prokurorisë së Vlorës dhe dërgoi zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris” duke e marrë të pandehur Aurel Zarkën.

Sipas SPAK, kryeprokurori që u hetua në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe tre persona të tjerë të shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe Erjona Daupaj, ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe avokati Radovan Çela kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, kanë marrë ryshfet, por edhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë.

Po sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndikuar në hetimin pasuror nga SPAK ndaj Suel Çelës, në një çështje për vjedhje dhe dy për “kultivim narkotikësh”.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 26, datë
07.02.2024, në ngarkim të të pandehurit Aurel Zarka, i akuzuar për kryerjen e veprave
penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit,
prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të
drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 të Kodit Penal (sipas
përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021), nenet 319 e 25 dhe neni 319/ç të
Kodit Penal, etj…”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloj dhe Bib
Ndreca, me vendimin Nr. 36, datë 20.05.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve
të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj
dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”
e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë
të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes
para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal
që i përket zëvendësimit të masave të sigurimit për shtetasit A.V etj.) dhe në bazë të
kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes
para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal
që i përket dërgimit në gjyq të çështjes penale për shtetasit A.V etj.) dhe në bazë të
kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,
e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin
nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal që i përket mosfillimit të
procedimit penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë) dhe në
bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave
penale, Gjykata vendos që të dënojë të pandehurin Aurel Zarka me një dënim të
vetëm me 4 (katër) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të
dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aurel Zarka me 2
(dy) vite dhe 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Aurel Zarka
për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aurel Zarka fillon nga dita e arrestimit të tij
dt. 29.07.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen 25464 lekë (1/4 e 101.858
lekë) si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë)
ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat