back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Toyota Yaris"/ SPAK çon në gjyq dy persona për blerje të gjyqtarit

“Toyota Yaris”/ SPAK çon në gjyq dy persona për blerje të gjyqtarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj një gjyqtari në një çështje penale të vitit 2020.

Të pandehurit Astrit Vladi dhe avokatja Erida Lazimi do të përballen me drejtësinë për akuzat përkatëse sipas nenit 245/1 të Kodit Penal (në versionin para ndryshimeve të vitit 2021). Sipas hetimeve, Astrit Vladi i ka kërkuar Erida Lazimit të ndërmjetësonte ndikimin e paligjshëm te gjyqtari i çështjes penale kundër Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të cilët akuzohen për mosdeklarim të të hollave në kufi.

SPAK bën me dije se Erida Lazimi ka pranuar të ndërmjetësojë ndikimin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës në këmbim të një përfitimi monetar të paligjshëm, me qëllim favorizimin e të pandehurve në këtë procedim penal.

Kjo çështje është pjesë e një procesi më të gjerë penal, që përfshin akuza për korrupsion, trafik droge dhe pastrim parash. Prokuroria njofton se vijon hetimet për elementë të tjerë të përfshirë në korrupsion në sistemin e drejtësisë.

Detajet e hetimit

Në datën 14 shtator 2020, në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, u zhvillua seanca paraprake për kërkesën e Prokurorisë për dërgimin në gjyq të një procesi penal në ngarkim të Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymerit, të akuzuar për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Hetimet provuan se Astrit Vladi i kërkoi avokates Erida Lazimi që të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i asaj seance, me qëllim të favorizimit të të pandehurve. Lazimi i premtoi dhe i siguronte Astrit Vladit aftësinë për të ushtruar ndikimin në këmbim të përfitimit të paligjshëm monetar.

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK i ka kaluar dosjen Gjykatës për shqyrtim të mëtejshëm.

SPAK deklaron se po vazhdon hetimet paraprake për episode të tjera të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë gjyqtarë, prokurorë dhe funksionarë të tjerë, duke zbuluar rrethanat dhe faktet e reja që dalin nga ky rast.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat