back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaTrafikim armësh me autobuzë/ Zbërthehet skema e trasnportimit Kosovë-Shqipëri

Trafikim armësh me autobuzë/ Zbërthehet skema e trasnportimit Kosovë-Shqipëri

Një grup kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri është shkatërruar në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorisë Speciale e Kosovës.

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë ekzekutuar urdhërarrestet për 14 persona, 8 prej tyre në Kosovë dhe 6 në Shqipëri, ndërsa janë sekuestruar 60 armë zjarri.

Operacioni u ndërmor në bashkëpunim edhe me Europol. Të arrestuar në Shqipëri janë  Euxhenio Manushi, Endri Papa e Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Mucalliu dhe Tonin Shkambi.  Bëhet fjalë për 14 të arrestuar dhe 60 armë zjarri të sekuestruara.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti. Ndërkohë Euxhenio Manushi u arrestua pak ditë më parë me 1 kg kokainë.

Skema

Raportohet armët vinin drejt Tiranës me autobusët e linjës por dhe me vetura.

Ndërkohë trafiku i armëve drejt Bashkimit Europian bëhej nga Kosova përmes një linje tjetre.

Një pjesë e pistoletave vinin nga Turqia dhe modifikoheshin në Kosovë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat