Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin, të akuzuar për veprat penale “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “grup të strukturuar kriminal”, ndërsa është pushuar çështja për Fatmir Minaj dhe Meridian Sulaj, pasi janë dënuar më parë për të njëjtën vepër.
Moisi Habilaj u shpall fajtor për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë në katër episode të ndodhura gjatë viteve 2013–2017. Ai u dënua fillimisht me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 10 vite, të cilat do t’i vuajë në një burg të sigurisë së lartë.
Ndërkohë, Nezar Seiti u dënua me 12 vite burg për trafik droge, por edhe dënimi i tij u ul me një të tretën, duke u bërë 8 vite burgim.
Ndërkohë, çështja për Fatmir Minajn dhe Maridian Sulajn është pushuar, pasi ata janë dënuar më parë për të njëjtën vepër.



