back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKronikëTragjedia e Brian Spahiut/ Arrestohet mjeku, në pranga edhe vajza e tij

Tragjedia e Brian Spahiut/ Arrestohet mjeku, në pranga edhe vajza e tij

Mjeku Roland Xhaxho është arrestuar nga policia me akuzën “vrasje nga pakujdesia” pas vdekjes tragjike të 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private në Tiranë.

Së bashku me të janë vënë në pranga edhe Ina Xhaxho dhe Marta Gina, të akuzuara për “vrasje nga pakujdesia” në bashkëpunim. Arrestimet u ekzekutuan pas ardhjes së ekspertizës mjekoligjore nga Italia, e cila konfirmoi shkaqet e vdekjes së vogëlushit.

Sipas hetimeve, fëmija iu nënshtrua një anestezie të përgjithshme për rregullimin e 14 dhëmbëve. Pas ndërhyrjes, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe, megjithëse u mbajt disa ditë në reanimacion, ai nuk arriti të mbijetojë.
Një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti se klinika ku u krye ndërhyrja nuk kishte licencë në momentin e ngjarjes, ajo iu dha më vonë Ina Xhaxhos, një muaj pas tragjedisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat