Trajneri i Granadas, Escribá vlerësoi në maksimum Myrto Uzunin, për kontributin e madh që po jep për skuadrën.
“Jemi të bindur për aftësitë e Myrtos kur del përpara portierit. Ka shumë kualitet. Shpirti i tij rinor dhe kompetitiv më magjeps”, tha Escribá pas ndeshjes.
Uzuni tani është golashënuesi më i mirë në historinë e Granada-s. 29-vjeçari ka thyer rekordin e El-Arabit me 44 gola të realizuar, pasi ka shënuar 46 gola në 103 ndeshje.