back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTransaksionet elektronike më të lira/ Banka e Shqipërisë vendos tarifa të reja

Transaksionet elektronike më të lira/ Banka e Shqipërisë vendos tarifa të reja

Ulja drastike e komisioneve për transfertat elektronike pritet të sjellë një lehtësim të madh për qytetarët dhe bizneset, duke kursyer miliona euro çdo vit dhe duke nxitur përdorimin e kanaleve digjitale.

Ekspertët e tregjeve financiare e konsiderojnë këtë vendim një hap të rëndësishëm drejt modernizimit financiar, duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e transaksioneve.
“Reduktimi i kostove të transaksioneve është mënyra më e mirë për të nxitur përdorimin e instrumenteve digjitalë. Kjo ul ndjeshëm shpenzimet për konsumatorin,” u shpreh eksperti Artan Gjergji.

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me pikat e këmbimit valutor. Sipas ekspertëve, kriteret më të forta për kapitalin dhe reputacionin e pronarëve do të kufizojnë hyrjen e aktorëve të pasigurt në treg, por këto masa duhet të zbatohen edhe për operatorët ekzistues.
Në Shqipëri operojnë mbi 600 pika këmbimi valutor, një sektor që shpesh shihet si i ekspozuar ndaj rrezikut të pastrimit të parave.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

transfertat deri në 40 mijë lekë të jenë pa komision,

për pagesat deri në 10 milionë lekë, komisionet të ulen deri në 10 herë,

për pagesat në euro, tarifat dhe përqindjet minimale të reduktohen ndjeshëm.

Ky vendim shihet si një sinjal i fortë për të përshpejtuar kalimin drejt ekonomisë digjitale dhe për të kufizuar përdorimin e parave fizike në qarkullim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat