back to top
1.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetTrazira mes socialistëve/ Shkarkohen kryetarët e degëve të PS-së në Kukës dhe...

Trazira mes socialistëve/ Shkarkohen kryetarët e degëve të PS-së në Kukës dhe Tropojë

Albert Halilaj, kryetari i komanduar i PS në Kukës, dhe njëherazi kryetar i kësaj bashkie si dhe Egzon Bashkurti, kryetar i degës së Tropojës janë shkarkuar nga pozicionet e tyre dhe nuk të do jenë më në drejtim të degëve të PS. 

Eduart Shalsi thotë për Report tv se do të marrë ai drejtimin për të treja bashkitë e qarkut, Kukës, Tropojë dhe Has, dhe se e mohon që këto lëvizje të kenë lidhje me plagosjen që ka ndodhur në Kukës një ditë më parë. 

Elvis Halilaj i cili është kushëriri i kryetarit të Bashkisë Albert Halilaj është konfliktuar me nënkryetarin e Bashkisë dhe një prej drejtorëve.

Ditën e djeshme në Kukës, 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj) është plagosur me armë nga Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë Kukës (Zenel Muçmata).

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat