back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaTre ditë nga mbyllja e afatit/ Katër kandidatët për drejtimin e SPAK,...

Tre ditë nga mbyllja e afatit/ Katër kandidatët për drejtimin e SPAK, emrat

Vetëm tre ditë para përfundimit të afatit zyrtar për dorëzimin e kandidaturave për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë bërë publikë katër emrat e parë që pritet të garojnë për pasuesin e Altin Dumanit.

Kandidati i parë: Klodian Braho

Sipas burimeve për gazetarin Elton Qyno, i pari që ka dorëzuar zyrtarisht platformën e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prokurori Klodian Braho, aktualisht shef i seksionit kundër korrupsionit dhe “shpërdorimit të detyrës” në SPAK. Braho dorëzoi dokumentacionin ditën e premte, duke hapur zyrtarisht garën për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm antikorrupsion në vend.

Tre emrat e tjerë në pritje

Brenda afatit ligjor të 8 tetorit, pritet që dokumentet t’i dorëzojnë edhe tre kandidatë të tjerë:

Adnand Xholi, zëvendësdrejtues aktual i SPAK dhe një nga figurat më me përvojë në strukturë.

Elvin Gokaj, prokuror në seksionin kundër korrupsionit.

Doloreza Musabelliu, prokurore në seksionin kundër krimit të organizuar.

Kandidatura e Musabelliut shënon një risi, pasi është hera e parë që një prokurore femër garon për postin e kreut të SPAK.

Procesi i përzgjedhjes

Edhe pse afati për aplikime mbetet i hapur deri më 8 tetor 2025, burime pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) bëjnë me dije se nuk pritet të ketë aplikantë të tjerë përveç këtyre katër emrave. Pas mbylljes së afatit, procesi do të kalojë në fazën e verifikimit të platformave dhe CV-ve të dorëzuara, përpara se KLP të nisë intervistat dhe vlerësimin e secilit kandidat.

Drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet nga vetë prokurorët e SPAK për një mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Vendimmarrja bëhet me shumicë të thjeshtë votash nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kujtojmë se Altin Dumani, i zgjedhur më 18 dhjetor 2022, është drejtuesi i dytë i SPAK pas Arben Krajës. Mandati i tij përfundon në fund të vitit 2025, ndërsa gara për pasuesin është hapur tre muaj më parë, ashtu siç e përcakton ligji.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat