back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTregu i banesave/ Rama sfidon agjencitë imobiliare, del me propozimin e ri

Tregu i banesave/ Rama sfidon agjencitë imobiliare, del me propozimin e ri

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se qeveria nuk do të lejojë ndërtimet pa leje dhe zaptimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar se masat ndëshkuese do të jenë të ashpra.

“Kjo listë e zezë është në fuqi tani që flasim. Çdo kantier që është i hapur sot është subjekt i saj. Të gjitha këto rregulla vlejnë për ata që janë duke ndërtuar tani dhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Në këtë pikë, toleranca do të jetë zero. Janë ndërmarrë goditje kudo dhe për këdo. Pavarësisht se kur preket ndonjë emër i njohur, nuk del në media, sepse është ai muhabeti juaj. Ne nuk do të ndalemi,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për çështjen e strehimit, duke paralajmëruar ngritjen e një agjencie të re.

“Po përgatisim Agjencinë Kombëtare për Planifikim Urban dhe Strehim. Kjo agjenci do të trajtojë në një mënyrë të re çështjen e strehimit, duke krijuar mundësi për kategori të ndryshme shoqërore,” tha kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat