Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu,deklaroi se Sali Berisha vazhdon misionin e tij për të mbrojtur dhe vendosur demokracinë në Shqipëri.
Shehu theksoi se Berisha është në një luftë të vazhdueshme kundër deformimit të zgjedhjeve dhe qeverisë që ai e quan “narko-qeveri”, e cila sipas tij ka manipuluar procesin elektoral, duke ndikuar jo vetëm brenda vendit, por edhe tek votat e emigrantëve.
“Ata që nuk duan Berishën, në fakt duan të dobësojnë luftën opozitare që po realizohet nën drejtimin e tij, për të nxjerrë në pah deformimin zgjedhor në Shqipëri,” – tha Shehu, në një intervistë për News 24,
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Partia Demokratike po fokusohet fuqishëm në denoncimin e shkeljeve dhe manipulimeve të dyshuara në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Shehu nënvizoi rëndësinë e qëndrueshmërisë së opozitës në këtë betejë për demokracinë dhe nevojën për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në vend.