back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaTrump i zhgënjyer: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

Trump i zhgënjyer: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.

Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se nuk është “i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtonte se është “vërtet i pakënaqur” me Izraelin”.

Trump shton se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.

Në një postim të mëvonshëm në Truth Social, Trump shkruan: “Izrael, mos i hidhni ato bomba. Nëse e bëni, është një shkelje e rëndë. Kthejini pilotët në shtëpi, menjëherë!”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat