back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaTrump: Nëse Hamasi nuk sillet siç duhet, do të eliminohet

Trump: Nëse Hamasi nuk sillet siç duhet, do të eliminohet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas përshkallëzimit të luftimeve në Rripin e Gazës, duke mbrojtur veprimet e ushtrisë izraelite.

Trump tha se sulmet ishin të justifikuara, duke theksuar se “ata vranë një ushtar izraelit”, pa përmendur drejtpërdrejt Hamasin.

“Izraeli ka të drejtë të hakmerret. Nëse Hamasi nuk sillet siç duhet, do të eliminohet,” u shpreh presidenti amerikan, duke shtuar se armëpushimi nuk është në rrezik dhe se “asgjë nuk do ta rrezikojë atë”.

Reagimi i Trump erdhi pas urdhrit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të ndërmarrë sulme të reja në Gaza, duke akuzuar Hamasin për shkelje të marrëveshjes. Autoritetet lokale raportojnë se të paktën 65 persona kanë humbur jetën gjatë bombardimeve të fundit.

Sulmet vijnë pas dorëzimit të eshtrave të një pengu, që nuk i përkisnin asnjërit prej 13 personave aktualisht të mbajtur në enklavë, si dhe përplasjeve të armatosura në jug të Gazës midis forcave izraelite dhe militantëve të grupit.

Deklarata e Trump konfirmon se mbështetja amerikane për Izraelin mbetet e pandryshuar, pavarësisht përshkallëzimit të situatës në terren.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat