back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 31 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTurizmi në rritje, por Shqipëria përballet me sfida serioze në sezonin 2025

Turizmi në rritje, por Shqipëria përballet me sfida serioze në sezonin 2025

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka vlerësuar impaktin pozitiv që ka pasur turizmi në ekonominë shqiptare, sidomos në rritjen e investimeve private në struktura akomoduese dhe fluksin në rritje të turistëve të huaj.

Në një deklaratë zyrtare, Dhoma Amerikane thekson se suksesi i promovimit të Shqipërisë si një destinacion mesdhetar tërheqës është i dukshëm, por paralajmëron se ky sukses mund të rrezikohet nga një sërë problematikash ende të pazgjidhura.

“Informacionet nga anëtarët tanë në sektorin turistik flasin për mungesë të ujit të pijshëm në disa zona bregdetare, keqmenaxhim të ujërave të zeza, djegie mbetjesh në landfille, si dhe ndërtim të vazhdueshëm edhe gjatë sezonit turistik, çka ndikon jo vetëm në operimin e strukturave akomoduese por edhe në cilësinë e jetesës për turistët dhe banorët lokalë,” – thuhet në deklaratë.

Një tjetër shqetësim serioz që Dhoma Amerikane ngre është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në sektorin e turizmit, që po krijon vështirësi të mëdha për bizneset, si dhe rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë në krahasim me destinacione të tjera të rajonit.

“Kërkohet një zgjidhje afatgjatë për zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e stafit të këtij sektori”, thuhet ndër të tjera.

Dhoma u bën thirrje autoriteteve shtetërore dhe lokale që të adresojnë në kohë këto sfida, për të ruajtur dhe forcuar imazhin e Shqipërisë si një vend mikpritës dhe cilësor për turistët nga e gjithë bota.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat