back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTurizmi po ushqen ekonominë, por rrezikon stabilitetin afatgjatë

Turizmi po ushqen ekonominë, por rrezikon stabilitetin afatgjatë

Eksperti i ekonomisë, Enio Civici, ka analizuar rolin e turizmit në ekonominë shqiptare, duke theksuar se gjatë këtij viti ky sektor ka qenë faktori kryesor që ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e shërbimeve, ndërtimit dhe punësimit.

I ftuar në emisionin e ABC News, Civici vlerësoi ndikimin pozitiv të turizmit në rritjen ekonomike të vendit, por paralajmëroi se pesha gjithnjë e më e madhe e këtij sektori në ekonomi përbën edhe një rrezik afatgjatë, për shkak se mbështetet kryesisht në të ardhura që vijnë nga jashtë dhe jo në prodhimin e brendshëm.

“Edhe shërbimet, edhe ndërtimi, edhe punësimi janë udhëhequr këtë vit nga një sektor i vetëm, që është turizmi. Sa i fortë dhe sa pozitiv është ky sektor për ekonominë sot, po aq është edhe një alarm i madh për të ardhmen,” u shpreh Civici.

Sipas tij, turizmi, ndonëse aktualisht funksionon si lokomotivë e disa nënsektorëve kryesorë të ekonomisë, mbetet një nga sektorët më të paqëndrueshëm në historinë e ekonomisë botërore, pasi ndikohet drejtpërdrejt nga faktorë të jashtëm dhe ngjarje që nuk lidhen domosdoshmërisht me ekonominë vendase.

“Pra, sektori që po na ushqen sot është njëkohësisht edhe sektori më i paqëndrueshëm. Një ekonomi kaq e dobët strukturalisht nuk mund të jetë kaq e varur nga një sektor që nuk lidhet me prodhimin e brendshëm, por me të ardhurat që vijnë nga jashtë,” theksoi eksperti.

Civici nënvizoi se, krahas promovimit të turizmit si një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, është e domosdoshme që politikat ekonomike të fokusohen edhe në forcimin e sektorëve prodhues dhe në ndërtimin e një strukture më të qëndrueshme ekonomike, për të shmangur rreziqet që vijnë nga varësia e tepruar ndaj një sektori të vetëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat