Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha gazetarëve pak para se avioni i tij të nisej për turneun e tij në Azi se do të donte të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“Do të doja, ai e di si do të shkojmë,” tha Trump. Ai më tej shtoi se me Kim Jong Un shkon shumë mirë. Trump theksoi se është 100 për qind i hapur për mundësinë e bisedimeve dypalëshe.
Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në vitin 2019. Disa orë më parë, një zyrtar i administratës tha në kushte anonimiteti se asnjë takim i tillë nuk ishte përfshirë në axhendën e turneut të republikanit.
Trump u largua nga Uashingtoni të premten në mbrëmje për një udhëtim pesëditor në Malajzi, Japoni dhe Korenë e Jugut, i pari i tij në rajon që kur mori detyrën në janar.
Trump pritet të takohet me Xi Jinping në ditën e fundit të udhëtimit të tij për të nënshkruar një marrëveshje që do t’i japë fund luftës tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.



