back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Turp i madh në rinumërimin e Tiranës"/ Braçe: Po na vjedhin votat

“Turp i madh në rinumërimin e Tiranës”/ Braçe: Po na vjedhin votat

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke e akuzuar se po shpall në mënyrë të padrejtë të pavlefshme vota që sipas tij janë të pastra dhe reflektojnë qartë vullnetin e zgjedhësve për të votuar Partinë Socialiste dhe emrin e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe theksoi se gjatë rinumërimit në njësinë numër 5 të Tiranës, vota të cilat më parë ishin konsideruar të vlefshme nga Komisioni Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), tashmë janë shpallur të pavlefshme nga KAS.

Ai publikoi edhe fotografi të disa prej këtyre votave, duke e cilësuar procesin si një “turp” dhe duke theksuar se ky veprim nuk është i justifikuar dhe po keqpërdoret për të prekur mandatin e tij.

Braçe u shpreh se votat në fjalë janë të pastra dhe nuk i ka marrë apo vjedhur askujt, ndërsa kritikon mungesën e transparencës dhe ndryshimet në manualin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që përdoret nga KAS.

“Janë vota të pastra që KAS po i kthen në të pavlefshme! Nuk di se kujt do t’ia heqin këto vota, por ky është turp,” shkroi ai.

Reagimi i Braçes vjen në një kohë kur rinumërimi dhe verifikimi i votave po vazhdon në disa zona të vendit, me tensione të evidentuara ndërmjet palëve politike dhe organeve zgjedhore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat